Këto janë 20 ushtritë më të fuqishme në botë për vitin 2015

SHBA është lider i pamposhtur në aspektin e fuqisë ushtarake. Dhe kjo vërtetohet me renditjen e fundit në raportin e globalizmit, të publikuar nga ‘Credit Suisse.’ Rusia renditet e dyta, ngushtë e përcjellur nga Kina. Japonia dhe India renditen në top pesëshen, kurse Kanadaja renditet e njëzeta. Raporti thotë: “Analiza jonë nxjerr në pah superioritetin…

Bota

29/09/2015 18:34

SHBA është lider i pamposhtur në aspektin e fuqisë ushtarake. Dhe kjo vërtetohet me renditjen e fundit në raportin e globalizmit, të publikuar nga ‘Credit Suisse.’

Rusia renditet e dyta, ngushtë e përcjellur nga Kina. Japonia dhe India renditen në top pesëshen, kurse Kanadaja renditet e njëzeta.

Raporti thotë:
“Analiza jonë nxjerr në pah superioritetin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në kapacitetet e zakonshme të luftës, krahasuar me rivalët e saj. Flota e SHBA-ve ka 13.900 fluturake, 920 helikopterë sulmues, 20 aeroplan-mbajtëse, dhe 72 nëndetëse, shifra që janë shumë të largëta për rivalët e afërt. Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpenzimet e mbrojtjes i kanë kushtuar 620 miliard dollarë gjatë vitit 2014, që është një shumë shumë e lartë krahasuar me nëntë rivalët pas që renditen në top dhjetëshen e parë të këtij indeksi.

Në realitet, në epokën e tanishme nukleare, forca ushtarake e zakonshme nuk është i vetmi indikator në fuqinë ushtarake. Rusia dhe SHBA-të posedojnë më shumë se 90% të armëve nukleare sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime të Paqes në Stokholm, në librin vjetor për 2015.”

Në imazhin më poshtë mund të shihni renditjen e 20-të shteteve më të fuqishme ushtarakisht në botë.
/lajmi.net

Military Strength indicator