Këto gjëra nuk duhet t’ua thoni fëmijëve tuaj

Një hulumtim i ri thotë se disa fjalë të caktuara mund të jenë të këqija për fëmijët dhe mund të ndikojnë keq në jetën e mëvonshme të tyre.

Lifestyle

14/11/2015 16:17

Hulumtimi i ri tregon se prindërit duhet të ndalojnë së përdoruri këto fjalë kundrejt fëmijëve të tyre:

“Djalë i keq/Vajzë e keqe”
Gregg Chapman, një psikolog, thotë se në vend të përdorimit të kësaj fjale, prindërit duhet të adresojnë problemin tek fëmija i tyre.

“Sa herë të kam thënë mos ta bësh këtë?”
Prindërit duhet të sillen më ndryshe më fëmijët dhe t’i mësojnë ata që ta kuptojnë më mirë mesazhin e tyre.

“Si mund ta bësh këtë? Pas gjithë kësaj që kam bërë për ty!”
Chapman thotë se fëmija nuk sillet keq ose mirë me një ndjenjë të obligimit për prindërit, dhe kështu një përgjigje e tillë nuk ju ndihmon. Në vend të kësaj, prindërit duhet që t’i ndihmojnë fëmijët t’i mësojnë efektet e veprimeve të tyre, transmeton lajmi.net.

“Prit derisa të shkojmë në shtëpi”
Të bësh deklarata të tilla mund ta frikësosh fëmijën dhe ta bësh të ndjehet i pasigurt në marrëdhënien që keni me të.

“Mos u bëj budalla”
Të përdorësh terma negativ si “budalla” për ta përshkruar sjelljen e fëmijës mund të çojë në probleme në jetën e tyre të mëvonshme. (lajmi.net)