Këto fjalë e dënuan Neymarin

Sulmuesi i Brazilit, Neymar u dënua me katër ndeshje moslojë pas fyerjeve që i bëri gjyqtarit pas kacafytjes që shkaktoi me futbollistët e Kolumbisë.

Sport

20/06/2015 15:40

Neymar e pagoi shtrenjtë përjashtimin e tij në humbjen 1:0 nga Kolumbia në Copa Amerika.

Sulmuesi u kacafyt me disa futbollistë kundërshtarë, dhe në fund u përjashtua direkt me karton të kuq. or, veprimi i tij që ia solli dënimin prej katër ndeshjesh moslojë ishin fjalët që ia tha gjyqtarit në tunel.

Neymar raportohet se ka fyer rëndë gjyqtarin, duke abuzuar në mënyrë verbale me të, e kjo ia përfundoi garën.