Këto femra të njohura janë inspirim për Rita Orën

Rita Ora para pak ditëve solli këngën e re "R.I.P", në duet me Sofia Reyes dhe Anitta.

ShowBiz

21/03/2019 10:19

Ky projekt për një kohë të shkurtër ka mbledhur mbi 14 milionë klikime në kanalin, YouTube, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, Rita ka publikuar një fotografi në Instagram teksa thotë se më pëlqen të punojë me femra inspiruese.

“Më pëlqen të punoj me këto femra inspiruese. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të mbështesim njëra-tjetrën #RiptotheBS”, ka shkruar Rita krahas imazhit në Instagram.

Rita ka filluar turneun e albumit “Phoenix”, album ky që u mirëprit mjaft mirë nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvQ6W3inslq/