Këtij goli ia ka zili edhe Barcelona (Video)
Jose Antonio Reyes shënoi gol pas një aksioni të jashtëzakonshëm nga Sevilla në ballafaqimin kundër Standard Liege në Europa League.
Sport
Barcelona shquhet për stilin e famshëm “tiki-taka”, me pasime të shpeshta që çojnë tek golat e bukur.
Por, edhe gjiganti katalan mund t’ia ketë zili golit që realizoi skuadra e Sevillas në ballafaqim me Standard Liege në kuadër të Grupit G në Europa League.
Skuadra spanjolle fitoi me rezultat 3:1, por goli i dytë i realizuar nga Jose Antonio Reyes ishte vërtetë i jashtëzakonshmëm.
Pasimet e futbollistëve deri tek shënimi janë fantastike.