Këtij djaloshi 7-vjeçar iu larguan 526 dhëmbë nga goja

Një djalë në Indi ka hequr më shumë se 500 'dhëmbë' nga goja e tij, sipas medieve lokale.

Fun

01/08/2019 10:32

Shtatë vjeçari, i quajtur nga mediet lokale vetëm si Ravindranath, u dërgua në spitalin më të afërt me një nofull të fryrë, transmeton lajmi.net.

Skanimet treguan qindra masa në anën e poshtme të djathtë të nofullës së tij, duke bërë që mjekët ta futnin atë në operacion.

Mjekët hoqën 526 dhëmbë – rritje anormale të dhëmbëve nga goja e Ravindranath.

Procedura pesë-orëshe u krye nga kirurgët në Kolegjin Stomatologjik dhe në Spitalin Chennai’s Saveetha.

“Ne hapëm nofullën pas administrimit të anestezisë së përgjithshme dhe pamë shumë dhëmbë brenda tij,” tha Dr Senthilnathan, i cili drejtoi operacionin.

“Qesja me dhëmbë, me peshë rreth 200g, u hoq me kujdes”, potencoi tutje mjeku.

Këto masa ndërtohen nga inde që gjenden në dhëmbë, përfshirë smaltin, dentinin, indin e pulpës dhe çimentos. /Lajmi.net/