Këtë raport të Afronës me Teutën vështirë ta besoni

Afrona Dika zbuloi detaje nga raporti i saj me Teutën.

ShowBiz

17/01/2021 09:47

Bashkëshortja e këngëtarit, Blero Muharremi në emisionin “Prive” në rubrikën “5 data” tregoi momentet me të rëndësishme në jetën e saj, shkruan lajmi.net.

Përveç tjerash, ajo u pyet edhe për raportin e saj dhe ish-gruas së Bleros. Shpeshherë në rrjete sociale i kemi parë se kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën por sa rezulton e vërtetë kjo? E pyetur nga Liberta se a ka qenë qysh nga fillimi raporti i Afronës me Teutën kështu i afërt apo është ndërtuar rrugës, ajo tha se ka qenë gjithmonë.

“A beson se prej fillimi, prej fillimit ka qenë sepse familja ime me kanë rrit me një energji shumë të mirë nuk me kanë rrit me urrejtje psh bonja këta bonja ata. Gjithmonë me kanë rrit me energji pozitive dhe unë kur jom lidh me Blerimin unë e kom dit sakt se kush është Blerimi ti kur lidhesh me dikë ti duhesh me i dit krejt për të, a ka qenë i martum apo ka fëmij krejt duhesh me ia akceptu prej fillimit nëse kjo nuk ndodh atëherë lidhja nuk mundet me vazhdu, nuk funksionin. Përderisa unë e kom tregu respektin e para mu ka kthy unë jom e mendimit se çka do që bën në jetë të kthehet bën mirë të kthehet mirë, bën keq të kthehet keq. Unë nuk e kam parë asniherë si konkurrentja ime dhe kam një kompliment për Teutën sepse ka ndiku pozitivisht ndaj çikës Tarës dhe ndaj meje”, tha Afrona./Lajmi.net/