Këtë javë Shqipëria pret vendimin e madh

Vendimi mbi ngjarjet e Beogradit është shtyrë disa herë deri tani. Java në vijim është ajo në të cilën pritet që të vendoset përfundimisht nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Sport

05/07/2015 15:32

Në njoftimin e bërë publik nga KAS në datën e fundit që u njoftua shtyrja (12 qershor), një ditë përpara ndeshjeve të radhës kualifikuese të Grupit I.

“Vendimi për ngjarjet e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri do të merret deri më 10 korrik”, shkruhej në shpjegimin që KAS ka dhënë për shtyrjen e vendimit më 12 qershor, kur vetë e kishin njoftuar këtë datë për të dhënë vendimin.

Në atë ndeshje, Shqipëria ka marrë një dënim me humbjen në tavolinë 0-3, si dhe FSHF-ja ka marrë një gjobë prej 100 mijë eurosh, transmeton Gazeta Olle.