Këtë javë Kuvendi do të mbajë 3 seanca

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave do të mbajë tri seanca plenare. Deputetët do të mblidhen të mekurën për të shqyrtuar pikat e mbetura nga e kaluara, ndërkaq të enjten do të mbahet seancë e re plenare. Kurse të shtunën do të ketë seancë solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këto u…

Lajme

12/02/2024 12:35

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave do të mbajë tri seanca plenare. Deputetët do të mblidhen të mekurën për të shqyrtuar pikat e mbetura nga e kaluara, ndërkaq të enjten do të mbahet seancë e re plenare.

Kurse të shtunën do të ketë seancë solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këto u bënë të ditura, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza  Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.