Këtë fakt ndoshta nuk e keni ditur për urën e gurit në Vushtrri

Ura e gurit në Vushtrri sipas hulumtimeve të fundit llogaritet të jetë ndër urat më të vjetra të llojit të vetë në Kosovë. Deri në vitin 1902 ura në mes kishte një lartësi diku 7,5 metra. Tani nga ajo lartësi e urës mund të shihen vetëm 3,7 metra.

Fun

03/02/2016 12:10

Por a e keni ditur se kjo urë i ka 12 harqe, por ato janë mbuluara me dhe në faqet anësore?

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij CHwB, ka postuar këtë fakt interesant në faqen e saj zyrtare në facebook, pasi aktualisht urës i shihen vetëm nëntë harqe, transmeton lajmi.net

“Deri në vitin 1902, lartësia e urës në mes arrinte 7.5 metra ndërsa sot me mbushjen e dheut, lartësia e harkut të mesëm është 3.7m. Kjo do të thotë që ura duhet të gërmohet 4 m që të arrihet niveli origjinal. Ura sot gjendet jashtë shtratit të saj sepse në shek. XX ndërroi rrjedhën për disa dhjetëra metra në perëndim”, thuhet në këtë postim. /lajmi.net