Këta këngëtarë u dhanë zero pikë Ardit Çunit dhe Danielës në ”Kënga Magjike”

Këtë të shtunë (8 dhjetor) u mbajt nata finale e ‘’Këngës Magjike’’.

ShowBiz

10/12/2018 20:02

Të shtunën që lamë pas u përmbyll me sukses edicioni i 20-të i festivalit ‘’Kënga Magjike’’, shkruan lajmi.net.

Flori, Aurela Gaçe-Eli Fara dhe Fifi me Mc Kreshën ishin fituesit kryesor mirëpo edhe konkurrentë të tjerë nuk ikën pa marrë çmime. Këtë fat nuk e kanë pasur të gjithë pasi disa prej tyre nuk arritën të futeshin as në finale pasi kolegët këngëtarë nuk i kishin votuar.

Ardit Çuni dhe Daniela performuan këngën ‘’Qaj’’ e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe në Youtube ka arritur të klikohet më shumë se 2 milion herë.

Ata morën çmimin e Rtv21, mirëpo janë disa emra të njohur të këngëtarëve të cilën u kanë dhënë zero pikë dhe emrat ua sjellim në vazhdim./Lajmi.net/

Këta këngëtarë u dhanë zero pikë Ardit Çunit dhe Danielës në ‘’Kënga Magjike’’:

Rozana Radi

Alar Band

Robert Aliaj

Revolt Klan

Artjola dhe Bruno

Mentor Haziri

YouTube player