Këta janë viktimat e para të identifikuara në masakrën e klubit të homoseksualëve (Foto)

Policia ka identifikuar dhe publikuar fotografitë e para të viktimave të masakrës që u zhvillua dje në një klub të homoseksualëve në Orlando.

Bota

13/06/2016 11:31

Erik Ivan Oritz Riviera, një prej viktimave të sulmit brutal, transmeton lajmi.net.

Erik Ivan Oritz Riviera

Atë natë ai erdhi në klub për të kërcyer dhe për t’u argëtuar me të njohurit e tij. Ai ishte i martuar me një mashkull tjetër, ishte student dhe gjithashtu berber, por nga të shtënat që kishte marrë nga i armatosuri ai ka vdekur.

Stenli Almodovar, ishte një farmacist. Prindërit e tij ishin  transferuar në Porto Riko për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë, megjithatë natën e sulmit ajo kishte qëlluar në Orlando. Po atë natë para se të dilte Stenli, kishte përgatitur makarona me djathë dhe salcë domatesh për të ngrënë kur të kthehet. Ai ishte qëlluar tre herë ndërkaq rrugës për spital kishte vdekur.

Stenli Almodovar III

Edvard Sotomajor, punonte si menaxher i një agjencie udhëtimi i cili ishte i specializuar në udhëtimet për homoseksualë.

Edvard Sotomajor Junior

Edvard gjatë sulmit kishte qenë në banjë, megjithatë nuk kishte arritur t’i shpëtoj gjuajtjeve.

Luis Vielma, ka punuar për kompaninë “Universal Pictures”, në filma si Harry Potter.

Luis Vielma

Ai gjithashtu kishte marrë plagë të rënda, të cilat e quan drejt vdekjes. Edhe shkrimtarja e librit Harru Potter JK Rowling ka shprehur keqardhje për këtë rast duke treguar se e kishte takuar disa herë 22 vjeçarin Vielma. /lajmi.net