Këta janë trajnerët më të paguar në secilën prej top pesë ligave evropiane

Janë mësuar edhe trajnerët që marrin pagat më të larta, në secilën prej top pesë ligave evropiane.

Sport

17/03/2019 15:30

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka publikuar listën me emrat e pesë trajnerëve nga top pesë ligat evropiane, dhe pagat mujore të tyre, transmeton lajmi.net.

Për befasi, nuk është Pep Guardiola i Manchester Cityt ai që paguhet më së shumti nga të gjithë.

Diego Simeone i Atletico Madird ka një pagë prej 3.3 milionë eurove, që e rendit atë si të parin në këtë listë.

Pas tij vije pikërisht Pep Guardiola nga Premierliga, i cili paguhet me 1.9 milionë euro.

Juventus nga Serie A ka trajnerin me pagën më të madhe. Allegri fiton rreth 1.14 milionë euro.

Pas tyre, pason Bundesliga, ku Bayern Munich i ka siguruar një pagë prej 580 mijë eurove, trajnerit Niko Kovac.

Krejt në fund, është trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, i cili përfiton 420 mijë euro.

Vlen të përmendët fakti që edhe pse Simeone është më i paguari, ai përsëri fiton rreth 10 milionë euro në vit më pak sesa Lionel Messi. /Lajmi.net/