Këta janë fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare evropiane.

Bota

27/05/2019 08:04

Instituti kosovar EPIK, ka publikuar një raport në lidhje me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Parlamenti Evropian ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019 në 28 shtete anëtare.

Sipas rezultateve preliminare forcat progresive pro-BE-së (EPP, S&D, ALDE+En Marche, GREENS-EFA) do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 67.37% të votës së përgjithshme.

Partitë konzervatoredhe populliste (Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT (ish-EFDD), Non-Inscrits)kanë arritur të fitojnë 28.89% të votës së përgjithshme.

Partitë politike të tjera kanë fituar 3.73% të votës – këto parti nuk i përkasin momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.

Rritje më të madhe nga të gjitha grupet politike kanë:

  1. Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + En Marche e Presidentit Macron është rritur për 38 deputetë, nga 69 (2014) në 107 (2019) deputetë.
  2. Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) e udhëhequr nga Matteo Salvini i Italisë është rritur për22 deputetë, nga 36 (2014) në 58 (2019) deputetë.
  3. Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 18 deputetë, nga 52 (2014) në 70 (2019) deputetë.

EPP ka fituar në 13 shtete anëtare, S&D ka fituar në 7 shtete anëtare, ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare, Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare, ECR ka fituar në 2 shtete anëtare dhe 5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtarë.

Siç kemi komunikuar edhe në hulumtimin tonë të fundit, sipas këtij rezultati zgjedhor për herë të parë pas 40 viteve dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, e kanë humbur shumicën. Ata kanë fituar 44.21% të votës së përgjithshme, gjë që shënon rënie nga 54% në 2014. Rrjedhimisht, zgjedhjet kanë prodhuar një parlament më të fragmentuar.

Pasi që “koalicioni i madh” EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e Eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, kjo familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të formësuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të institucioneve të BE-së.

Marre parasysh rritjen e madhe të ALDE+EnMarche dhe të Gjelbrit, do të janë “king-maker” të koalicionit EPP dhe S&D.

Po ashtu, duhet nënvizuar se këto zgjedhja kanë shënuar rritje më të madhe të daljes së votuesve në 20 vite të fundit, duke arritur në 50.5% të daljes së votuesve.

REZULTATET ZYRTARE

Këto janë rezultatet zyrtare, sipas grupeve momentale në Parlamentin Evropian, me votat e numëruara në 28 Shtete Anëtare:

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka humbur 37 deputetë, nga 216 (2014) në 179 (2019) deputetë.

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) ka humbur 30 deputetë, nga 185 (2014) në 150 (2019) deputetë.

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + EnMarche e Macronit është rritur për 38 deputetë, nga 69 (2014) në 107 (2019) deputetë.

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) është rritur për 22 deputetë, nga 36 (2014) në 58 (2019) deputetë.

Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) kanë humbur 19 deputetë, nga 77 (2014) në 58 (2019) deputetë.

Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 18 deputetë, nga 52 (2014) në 70 (2019) deputetë.

E Majta e Bashkuar Evropiane – E MajtaVeriore e Gjelbër (GUE-NGL)ka humbur 14 deputetë, nga 52 (2014) në 38 (2019) deputetë.

5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) është rritur për 14 deputetë, nga 42 (2014) në 56 (2019) deputetë.

Deputetë të pa rreshtuar kanë humbur 13 deputetë, nga 20 (2014) në 7 (2019) deputetë.

Grupi i deputetëve “të tjerë” ka fituar 28 deputetë. Ky grup i deputetëve nuk i përket momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.

FITUESIT E ZGJEDHJEVE, SIPAS PARTIVE POLITIKE NACIONALE TË SHTETEVE ANËTARË

Austria: Fituesi i zgjedhjeve është partia ÖVP – ÖsterreichischeVolkspartei (EPP) me 34.90%, e pasuar nga SPÖ – Sozialdemokratische Partei Österreich (S&D) me 23.40%.

Belgjika: Fituesi i zgjedhjeve është partia N-VA – Nieuë-Vlaamse Alliantie (ECR) me 13.51%, e pasuar nga VI.Belang – VlaamsBelang (ENF) me11.53%.

Bullgaria: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni GERB – Grazhdaniza Evropeysko Razvitiena Balgariya + Sayuzna Demokratichnite Sili  (EPP) me 31.30%, e pasuar nga Bulgarska Sotsialisticheska Partiya (S&D) me 24.33%.

Kroacia: Fituesi i zgjedhjeve është partia HDZ – Hrvatska demokratska zajednica (EPP) me 23.04%, e pasuar nga SDP – Socijal demokratska partija Hrvatske (S&D) me 17.90%.

Qipro: Fituesi i zgjedhjeve është partia DISY – DemocraticRally (EPP) me 29.02%, e pasuar nga ΑΚΕL – Progressive Party of Ëorking People (GUE/NGL) me 27.49%.

Çekia: Fituesi i zgjedhjeve është partia ANO 2011 (ALDE&EnMarche) me 26.90%, e pasuar nga ODS – Občanská demokratic kástrana (ECR) me13.70%.

Danimarka: Fituesi i zgjedhjeve është partia A (S) – Socialdemokratiet (S&D) me 22.85%, e pasuar nga V (V) – Venstre, Danmarks Liberale Parti (ALDE&EnMarche) me 20.55%.

Estonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia RE – Eesti Reformierakond (ALDE&EnMarche) me 21.70%, e pasuar nga SDE – Sotsiaal demokraatlik Erakond (S&D) me 21.50%

Finlanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia KOK – Kansallinen Kokoomus (EPP) me 20.70%, e pasuar nga VIHR – Vihreäliitto  (Greens/EFA) me 15.90%.

Franca: Fituesi i zgjedhjeve është partia RN – Rassemblementnational (ENF) me 23.53%, e pasuar nga koalicioni Renaissance – La Republique Enmarche! + MoDem + Agir + Mouvementradical, social et liberal (ALDE&EnMarche) me 22.47%.

Gjermania: Fituesi i zgjedhjeve është partia CDU – CSU – Christlich Demokratische Union Deutschlands / Christlich-Soziale Union in Bayerne.V. (EPP) me 28.70%, e pasuar nga GRÜNE – Bündnis 90/DieGrünen (Greens/EFA) me 20.70%.

Greqia: Fituesi i zgjedhjeve është partia Neë Democracy (EPP) me 33.28%, e pasuar nga SY.RΙ.ΖΑ. (GUE/NGL) me 23.94%.

Hungaria: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni FIDESZ + KDNP (EPP) me 52.14%, e pasuar nga DK – Demokratikus Koalíció (S&D) me 16.26%.

Irlanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia FG – Fine GaelParty (EPP) me 29%, e pasuar nga FF – Fianna FáilParty (Greens/EFA) me 15.00%.

Italia: Fituesi i zgjedhjeve është partia LN – Lega Salvini Premier (ENF) me 28.70%, e pasuar nga PD – Partito Democratico  (S&D) me 22.50%.

Letonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia JV – JaunāVienotība (EPP) me 26%, e pasuar nga Saskaņa SDP – Saskaņa Sociāldemokrātiskā partija (S&D) me 17.50%.

Lituania: Fituesi i zgjedhjeve është partia TS-LKD – Tėvynėssąjunga – Lietuvoskrikščionysdemokratai (EPP) me 18.06%, e pasuar nga LSDP – Lietuvos socialdemokratų partija (S&D) me 16.64%.

Luksemburgu: Fituesi i zgjedhjeve është partia DP/PD – Demokratesch Partei/Parti démocratique (ALDE&EnMarche) me 21.44%, e pasuar nga CSV/PCS – Chrëschtlech-Sozial Vollekspartei/Parti populairechrétien-social (EPP) me 21.10%.

Malta: Fituesi i zgjedhjeve është partia PL/MLP – Partit Laburista/Malta LabourParty (S&D) me 55.90%, e pasuar nga PN/NP – PartitNazzjonalista/NationalistParty (EPP) me 36.20%.

Holanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia PvdA – Partijvan de Arbeid (S&D) me 18.10%, e pasuar nga VVD – Volkspartijvoor Vrijheiden Democratie (ALDE&EnMarche) me 15% .

Polonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia PiS – Praëo i Spraëiedliëość (ECR) me 42.40%, e pasuar nga Euroepan Coalition (EPP, S&D, ALDE&EnMarche) me 39.10%.

Portugalia: Fituesi i zgjedhjeve është partia PS – Partido Socialista (S&D) me 33.81%, e pasuar nga PSD – Partido Social Democrata (EPP) me 22.71%.

Romania: Fituesi i zgjedhjeve është partia PSD – Partidul Social Democrat (S&D) me 25.70%, e pasuar nga PNL – Partidul Naţional Liberal (EPP) me 25.70%.

Sllovakia: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni PS + SPOLU (EPP, ALDE&EnMarche) me 20.10%, e pasuar nga SMER-SD (S&D) me 15.70%.

Sllovenia: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni SDS + SLS (EPP) me 26.47%, e pasuar nga SD – Socialni demokrati (S&D) me 18.62%.

Spanja: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni PSOE/PSC (S&D) me 32.82%, e pasuar nga PP – PartidoPopular (EPP) me 20.12%.

Suedia: Fituesi i zgjedhjeve është partia S – Socialdemokraterna (S&D) me 25.10%, e pasuar nga M – Moderaterna (EPP) me 17.60%.

Mbretëria e Bashkuar: Fituesi i zgjedhjeve është partia Brexit Party (ish-EFDD) me 31.71%, e pasuar nga Libdems – Liberal Democrats (ALDE&EnMarche) me 18.55%.

KUSH KA FITUAR KU?

Në bazë të këtyre rezultateve, këto janë Shtetet Anëtare se ku kanë fituar grupet politike respektive:

EPP ka fituar në 13 shtete anëtare:  Austria, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia.

S&D ka fituar në 7 shtete anëtare: Danimarkë, Maltë, Holandë, Portugali, Romani, Spanjë, Suedi.

ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare: Çeki, Estoni, Luksemburg.

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare: Francë, Itali.

ECR ka fituar në 2 shtete anëtare: Belgjik, Poloni.

5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtar: Mbretëria e Bashkuar. /Lajmi.net/