Këta janë armiqtë e Ronaldos (FOTO)
Cristiano Ronaldo ka shumë armiq në vendlindjen e tij, sipas Paulo Futre.

Sport
Paulo Futre ka theksuar se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shumë armiq në vendlindjen e tij.
Andaj, një numër i bashkëkombësve të tij preferojnë rivalin e tij Lionel Messi për “Topin e Artë”.
Futre, i cili ka bërë 41 paraqitje për Portugalinë beson se shumë portugezë nuk e pëlqejnë mënyrën se si Ronaldo sillet në fushë.
“Cristiano është portugez, ai i ka bërë të gjitha, është kampion i Evropës, por ka shumë armiq në Portugali për mënyrën si është”, deklaroi Futre për “Cadena SER”, përcjell “Lajmi.net”.
“Ai është shumë direkt dhe krijon shumë armiq në vendlindjen e tij. Ekzistoi një kohë ku shumë prej tyre brohorisnin ‘Messi, Messi, Messi’, jashtë hotelit të ekipit të Portugalisë që ishte e turpshme”, theksoi ai.