Këta janë anëtarët e “Threedots”, që Flori nuk ua dha asnjë pikë

Të shtunën ka përfunduar festivali "Kënga Magjike", por ende vazhdon të komentohet në publik.

ShowBiz

11/12/2018 09:42

Flori Mumajesi arriti të rrëmbejë çmimin kryesor të këtij festivali, me baladën “Plas”, shkruan lajmi.net.

Një gjë shumë e komentuar nga ky festival është edhe çështja e votimit, kjo pasi artistët duhet ta votojnë njëri-tjetrin.

Sa i përket vlerësimeve të Florit, ajo që të bie në sy është fakti që Flori nuk ua ka dhënë asnjë votë dy shokëve të tij dhe njëherësh anëtarëve të “Threedots”, Brunos dhe Klajdi Harunit.

Kantautori është autori i të dy këngëve dhe kjo duhet të jetë arsyeja përse nuk u dha pikë atyre.

Po ashtu, me zero pikë, Flori Mumajesi e ka vlerësuar edhe Robert Aliajn, i cili nuk kishte arritur të kualifikohet për finale. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player