Këta janë 8 policët maqedonas të vrarë në Kumanovë (Foto)

Autoritetet maqedonase sot pas përfundimit të aksionit dyditor në Kumanovë, ku policia maqedonase u përlesh me një grup të armatosur shqiptar, bënë të ditur edhe bilancin e viktimave.

Lajme

10/05/2015 23:37

Ministria e Brendshme e Maqedonisë tha se në këtë aksion u vranë 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Nëpër llogari të rrjeteve sociale të qytetarëve maqedonas po qarkullon kjo fotografi e përbashkët e 8 policëve të cilët po cilësohen si heronj, transmeton lajmi.net.

1

Përveç të vrarëve u tha se janë mbi 30 pjesëtarë të policisë të plagosur, të cilët po marrin trajtim nëpër spitalet e Shkupit. (lajmi.net)

2