Këta janë 5 kandidatët më të votuar te Aleanca në 20 për qind të votave të numëruara – Gjini del para Haradinajt

Me rreth 20% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë, Ardian Gjini kryeson listën e Aleancës me 7,650 vota. Pas tij renditet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili deri më tani ka siguruar 7,019 vota. Në vendin e tretë gjendet Daut Haradinaj me 5,375 vota, raporton lajmi.net Pesëshja më e votuar e AAK-së…

Lajme

09/06/2026 09:39

Me rreth 20% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë, Ardian Gjini kryeson listën e Aleancës me 7,650 vota.

Pas tij renditet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili deri më tani ka siguruar 7,019 vota. Në vendin e tretë gjendet Daut Haradinaj me 5,375 vota, raporton lajmi.net

Pesëshja më e votuar e AAK-së deri në këtë fazë të numërimit plotësohet nga Besnik Tahiri me 4,584 vota dhe Bekë Berisha me 3,572 vota.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit të votave në vendvotimet e mbetura./Lajmi.net/