Këta janë 22 artistët që konkurojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Kanë mbetur edhe pak javë nga festivali i fundvitit në RTSH.

ShowBiz

17/10/2018 22:59

Aty do të zgjidhet edhe kënga fituese e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2019”, shkruan lajmi.net

Artistët tashmë kanë dërguar projektet e tyre dhe janë përzgjedhur 22 këngëtarë për të garuar në festivalin e madh.

Në listën e publikuar janë disa nga emrat e mëdhenj të muzikës shqipe si Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, Eliza Hoxha etj.

Duhet theksuar se këtë vit përfaqësues i festivalit të njohur ‘Eurovision’ ishte artisti, Eugent Bushpepa i cili e renditi Shqipërinë në vendin e 11-të. /Lajmi.net/