Këta janë 10 lojtarët më të mirë në Evropë momentalisht, bazuar në statistika

20:15 | 11 Shkurt 2019

Edicioni 2018/19 është një nga më interesantët në vitet e fundit, në top pesë ligat evropiane.

Në këto pesë liga, vetëm Paris Saint Germain dhe Juventus duken të sigurt në rrugëtimin drejt titullit të kampionit.

Manchester City – Liverpool, Barcelona – Real Madrid dhe Bayern Munich – Dortmund janë në luftë të ashpër për titujt në ligat e tyre.

Por, edhe individualisht, shumë lojtarë janë ngritur në cilësi, e ka edhe disa të tjerë që kanë rënë.

‘WhoScored’ ka publikuar një listë me top 10 lojtarët më të mirë deri në këtë pikë sezoni në Evropë, bazuar në statistikat individuale, transmeton lajmi.net.

Në këtë listë nuk shihet emri i atij që cilësohet si lojtari më i mirë në botë, Luka Modric.

Listës i prinë braziliani Neymar, kurse në vendin e katërt shihet Cristiano Ronaldo. Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të 10 lojtarëve më të mirë deri më tani. /Lajmi.net/