Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Skenderaj

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, duket se Skenderaj nuk i ka dhënë mbështetje të madhe mbesës së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajme

20/02/2021 23:23

Kjo sepse Evgjeni Thaçi, nuk bën pjesë në top dhjetshen më të votuar në këtë komunë.

Në listën të cilën e ka siguruar indeksOnline, shihet se kandidati më i votuar është Enver Hoxhaj, i cili ka siguruar 8778 vota.

Pas tij është rënditur me 5512 vota, Mërgim Lushtaku me numër 11.

Ndërsa 8 kandidatët për deputet që morën vota më shumë në Skenderaj janë:

Fadil Nura – 3507

Bedri Hamza – 3094

Ganimete Musliu – 2971

Bekim Haxhiu – 2821

Isa Hajdari – 2310

Blerta Deliu-Kodra – 1971

Mihane Kodra-Bekteshi – 1929

Donjeta Bytyqi 1730

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Skenderajt ka marrë 72.29% të votave.

Ndërsa në nivel vendi PDK është partia e dytë me 137. 722 vota