Kështu votuan të burgosuri, në mesin e tyre edhe votues për herë të parë

Dhoma e vizitave në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u  shfrytëzua për të zhvilluar procesin e votimit.

Lajme

15/02/2021 17:08

Gjithçka ishte bërë gati nga ekipi mobil i KQZ-së, që gratë të cilat vuajnë dënimin në këtë qendër ta  ushtrojnë të drejtën e votës.

Kutive të votimit kanë të drejtë t’i drejtohet të gjithë qytetarët me heqje lirie në Kosovë.

Pavarësisht se gjenden në qendër korrektuese, procesi i votimit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u zhvillua si në çdo qendër tjetër votimi, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Të burgosurat në Lipjan, gjithashtu paraprakisht kanë marrë të gjithë udhëzimet për mënyrën e votimit.

YouTube player

Edhe pse u drejtuan për të kryer procesin e votimit, jo të gjitha gratë që vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan mundën  ta bëjnë atë. Në mesin tyre, dikush nuk u gjet në listën e votuesve.

E, dikush tjetër kishte mundësi ta ushtrojë këtë të drejtë, madje e këtë ditë e kishte pak më të veçantë se të burgosurat tjera.

Ka mbushur 18 vjet dhe për herë të arë në jetë  e shfrytëzoi të drejtën e votës. Por, fatkeqësisht këtë  e bëri në një ambient aspak të mirë. 18-vjecarja votën e saj të parë e dha në Qendrën Korrektuese për Fermra në Lipjan, ku për më shumë se një vit po vuan dënimin për një vepër penale.

“Për mendimin tem procesi i votimit është mirë dhe jam e kënaqur.  Është e parë që unë votoj dhe është e hera e parë që në qendrën korrektuese. Shpresoj që ka me ardhë një njeri I duhur në udhëheqje dhe kanë me ndryshu shumë sene”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Duke respektuar masat për parandalimen e përhapjes së pandemisë Covid -19, të drejtën e votës në burg e kanë shfrytëzuar  gjithsej 25 femra, të cilat vuajnë dënimim për vepra të ndryshme penale.

“Sot ka filluar procesi zgjedhor, sin ë çdo qender tjetër. Është duke u zhvilluar në kushte normale. Numri i të burgosurave në këtë qendër është 34, prej tyre kanë të drejtë vote 25 dhe të gjitha po e shfrytëzojne të drejtën e tyre. Dokumente valide të Republikës së Kosovës kanë 16, të tjerat votojnë me kopje të letërnjoftimit, ku komisioni është duke bërë verifikimin përmes kopjeve të letërnjoftimit”, ka thënë përgjegjesi për siguri në këtë qendër korrektuese, Agron Krasniqi.

Afër kësaj qendre korrektuese, gjendet edhe ajo për të mitur. Në këtë qendër gjendet edhe pavijoi që përfshinë shkollën. Disa të rinj gjendeshin  në korridorin e shkollës së kësaj qendre korrektuese, por për një arsye tjetër. Jo për të ndjekur procesin mësimor, por për të ushtruar të drejtën e tyre për votuar.

Edhe ata që vuajnë dënimin në qendrën korrektuese për të mitur në Lipjan, e tashme kanë arritur moshën madhore mund ta hedhin votën e tyre.

Procesi edhe këtu po konsiderohet se shkoi gjithcka në rregull. Kështu tha drejtori i kësaj qendre, Arif Beqa.

“Votimi ka filluar mirë. Komisioni komunal i votimit veç ka ardhë , kanë fillu votimet dhe procesi po shkon mirë. Deri tani nuk kemi raste që kanë refuzuar, por do të thotë që ndonjë nuk refuzon të drejtën e qytetarit, por ne u mundësojmë me votu, ka thënë ai për lajmi.net.

Por, jo të gjithë votuesit në këtë qendër korrektuese janë të mitur me heqje lirie.

“Deri tani gjithcka ka shku siç e kemi paraparë, nuk ka ndonjë parregullsi. Personat që kanë të drejtë vote veç janë duke votuar.  Numri gjithësej I votuesve është 66,  23 prej tyre janë staf dhe të tjerët janë pjesëtarë të qendrës”, ka thënë Ganimete Osmani nga KQZ.

Stafi i kësaj qendere korrektuese  që kanë votuar, përfshinë të rritur të dënuar, por që janë të punësuar në këtë qendër. /Lajmi.net/