Kështu u “kall” Peja pas triumfit historik të Majlinda Kelmendit (VIDEO)

Festë e madhe duket të ketë mbretëruar në Pejë në momentin e fitimit të medaljes së artë nga Majlinda Kelmendi.

Sport

08/08/2016 22:34

Xhudistja kosovare fitoi të artën në pjesëmarrjen e parë në Olimpiadë, duke bërë historinë për Kosovën.

Pas sigurimit të medaljes së artë, në qytetin e xhudistes në Pejës janë ndezur shumë fishekzjarre, për të festuar suksesin e heroinës së tyre, shkruan Lajmi.net.

Ndezjen e fishekzjarrëve e ka organizuar Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës.