Kështu tallen mediat serbe me skuadrën e tyre (Foto)

Mediat serbe janë duke vazhduar të bëjnë shaka me skuadrën e tyre, pasi është duke treguar paraqitje skandaloze deri tani në kualifikimet për Euro 2016.

Sport

02/04/2015 21:44

Skuadra e Serbisë është duke vazhduar të bëj paraqitje skandaloze në kualifikimet për Euro 2016.

Dhe, kjo ka qenë shkas që mediat serbe janë duke bërë shaka të ndryshme pikërisht me skuadrën e tij.

Kurir ka përgatitur një formacion të plotë të Serbisë, mirëpo aty nuk janë lojtarët, por personalitete tjera të serbe.

Në vend të Branislav Ivanovic është shkruar Ana Ivanovic apo në vend të sulmuesit Dusan Tadic është shkruar Boris Tadic.

Sipas Kurir, kjo 11-she do të ishte më produktive se kjo aktualja. Duhet thënë se i vetmi lojtar që nuk është zëvendësuar është anëtari i Chelseat, Nemanja Matic.

Tallen