Kështu përgjigjet Ava Max kur e pyesin nëse di ta flas shqipen

Ava Max i dha përgjigje ndjekësit që e ka pyetur nëse di të flas shqip.

ShowBiz

16/09/2019 14:36

Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës, shkruan lajmi.net.

Ajo ka lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpo asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen.

Së fundmi madje dikush e ka pyetur në Instagram nëse e flet apo jo gjuhën shqipe dhe ajo i ka kthyer përgjigje duke thënë se shqipja ka qenë gjuha e saj e parë./Lajmi.net/