Kështu mund të rreshtohet Juventus nën urdhrat e Sarri – Formacion i frikshëm

Maurizio Sarri është shumë afër rikthimit në Serie A, por kësaj radhe tek skuadra e Juventus.

Sport

15/06/2019 11:19

Sarri u largua nga ‘Stamford Bridge’ natën e kaluar për t’iu bashkuar skuadrës kampione të Serie A, pas marrëveshjes që Juventus të paguajë 7 milionë funte.

Italiani do ta zëvendësoj Allegrin i cili kishte fituar pesë tituj të Serie A radhazi, por dështonte në Ligën e Kampionëve.

Pas marrëveshjes së arritur, ‘SunSport’ ka analizuar se si mund të duket formacioni i ardhshëm i Juventus, nën urdhrat e Sarrit, duke përfshirë edhe disa transferime potenciale.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e dhënë nga ‘Sun’, me shumë emra të ri tek ‘Biankonerët’. /Lajmi.net/