Kështu mund të duket stadiumi ‘Adem Jashari’, pas renovimit

Tashmë është bërë e ditur se stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë do të renovohet.

Sport

20/03/2019 14:41

UEFA kishte bërë një inspektim në stadiumin ‘Adem Jashari’, duke i bërë me dije Kosovës se mund të bëhen me dy stadiume.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, ka bërë me dije se do të ndahen rreth 10 milionë euro për ta rinovuar stadiumin, shkruan lajmi.net.

Në foto e siguruar nga Reporteri.net, mund të shihet për ndryshimet që do t’i pësojë stadiumi ‘Adem Jashari’ pas rinovimit.

Kujtojmë se ndeshjet e para të Përfaqësueses së Kosovës ishin zhvilluar në Mitrovicë, pasi stadiumi i atëhershëm i Prishtinës, që tani quhet sipas emirit të legjendës së futbollit kosovar, ‘Fadil Vokrri’, nuk i kishte plotësuar kushtet. /Lajmi.net/