Kështu mund ta votoni Dua Lipën për “Billboard Music Awards”

Dua Lipa ka treguar mënyrën e votimit të saj për tre çmimet e nominuara në "Billboard Music Awards".

ShowBiz

25/04/2019 21:01

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka treguar se si mund të votojmë për të në eventin “Billboard Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Ajo është nominuar në tri kategori, “Dance/Electric Song”, “Chart Achievment” dhe “New Artist”.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja u shpreh e nderuar që është nominuar në tri kategori.

“Është nder të jem pjesë e #BBMAsAchievement award. Kështu mund të votoni”, ka shkruar ajo.

Përveç Duas, edhe Bebe Rexha është nominuar në dy kategori në këtë event. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwsG58lFh1U/