Kështu maltretohen koreano-jugoret vetëm për t’u dukur si femrat Perëndimore (Foto)

Një grua e mbuluar me fasha, me fytyrë të mavijosur etj, tregon një figurë të mjerë përderisa demonstron fazën në të cilën kalojnë disa femra aziatike që të fitojnë një pamje Perëndimore.

Fun

12/10/2015 15:17

Për seritë e saj fotografike të quajtura ‘Beauty Recovery Room’ fotografja Ji Yeo, 29 vjeçare nga Seoul i Koresë Jugore, ka kontaktuar me femrat përmes një forumi të kirurgjisë kozmetike dhe ka kërkuar leje që ti fotografoj ato femra gjatë ditëve të procedurave, transmeton lajmi.net.

Rreth 10 femra janë pajtuar me këtë ide dhe rezultatet ofrojnë një pikëpamje magjepsëse të asaj se për çfarë femrat kritikohen brenda shoqërisë.

Photographer Ji Yeo, 29, captures images of South Korean women who have undergone cosmetic surgery to look more Western

Të dhënat e marra nga ‘Shoqëria Ndërkombëtare e Intervenime Plastike Estetike’ të vitit 2012 konfirmojnë se Koreja Jugore e ka përqindjen më të lartë të intervenime kirurgjike.

Ji Yeo ka thënë: “Ne jemi duke jetuar në një kulturë ku meshkujt gjykohen në bazë të parave që i posedojnë ndërsa femrat gjykohen në bazë të bukurisë.”

‘Mediat e dominuara nga meshkujt vazhdimisht e përforcojnë modelin e tyre për femrën ideale. Si rezultat i kësaj, kultura e Koresë Jugore është shndërruar në një shoqëri ku njerëzit gjykohen në bazë të pamjeve të tyre e jo në bazë të karakterit.’

‘Kësisoj, jo rrallëherë ndodhë që femrat e Koresë Jugore të bien në ‘kurthin’ e mediave ku fillojnë të mendojnë se për ti pëlqyer dikujt duhet që patjetër të jenë të bukura.’

‘Kombinimi i këtyre faktorëve ka bërë që në mënyrë drastike të rritet përqindja e femrave të cilat i nënshtrohen intervenimeve kirurgjike estetike, që për qëllim kanë të duken bukur e të mos paragjykohen në shoqëri.’

‘Duke i duruar mjetet anestezike, prerjet, shenjat, të nxirat, e shumë e shumë gjëra tjetër ato i nënshtrohen këtyre intervenimeve vetëm për shkak se është kjo dukuri është bërë e zakonshme.’

Ji Yeo kishte lidhur marrëveshje me ato femra për ti fotografuar ato gjatë atyre procedurave, përderisa edhe kjo ishte e detyruar që të kujdesej për to kur ato nuk e kishin familjen apo shoqërinë për ti mbështetur.

Ji Yeo's photographic series shows the physical cost many South Korean women in their pursuit of what society considers beautiful

A 25-year-old woman recovers after surgery. Photographer Ji Yeo contacted women through a cosmetic surgery forum and asked if they'd have their picture taken post-op

Fotografja i kishte ndihmuar ato që të rikuperohen. Ajo ju kishte ndihmuar me mjekimet e tyre, ju kishte gatuar supë si dhe i kishte vozitur me veturë për kontroll mjekësore.

Pos kësaj, një nga femrat në foto edhe kishte qëndruar në apartamentin e Ji Yeos për një javë.

Të gjitha nga këto femrat kishin kaluar në një fazë shumë të vështirë emocionale. Një nga femrat kishte marrë hua nga banka vetëm për të rritur gjokset, por pastaj e kishte kuptuar se për shkak të një problemi që e kishte me lëkurën nuk mund ta bënte këtë, prandaj në vend se të rriste gjokset i kishte shfrytëzuar paratë që të ndërhynte në hundë dhe ta ngushtonte mjekrën.

Një tjetër femër, kishte pasur më shumë se 16 procedura përgjatë 6 muajve. Pasi që e kishte zvogëluar mjekrën dhe që e kishte hequr dhjamin në tërë trupin e saj përmes intervenimeve kirurgjike, ajo pastaj kishte rritur gjokset, i kishte zgjeruar sytë si dhe e kishte ndërhyrë edhe në hundë.

A 22-year-old South Korean woman wrapped in bandages. Ji Yeo helped the women to recuperate by fetching their prescriptions and making soupA 23-year-old with bandages and bruising. South Korea has the world's highest per capita rate of cosmetic plastic surgeryA 36-year-old left with stitches and bruising after cosmetic surgery. Ji Yeo says 'Korea has become a beauty orientated society'

Dukuria e intervenimeve kirurgjike është diçka që Ji Yeo është duke e luftuar për një kohë të gjatë.

Kjo fotografe ka parë shumë vajza të reja adoleshente të cilat kanë kërkuar që trupi i tyre të transformohet komplet

Por kjo fotografe, në vend se të ju nënshtrohet atyre intervenimeve të shumta, kishte vendosur që të krijonte projektin e titulluar ‘Beauty Recovery Room’.

Fotografitë tregojnë çmimin fizik të cilat disa vajza koreane duhet ta paguajnë për shkak të presionit që ju bëhet nga shoqëria.

Ji Yeo, e cila tanimë jeton në New York, thotë se qëndron një dallim mes femrave që i ka fotografuar në Korenë Jugore dhe atyre të Perëndimit që kërkojnë ndërhyrje kirurgjike.

Ajo shpjegon: “Në Amerikë, femrat kryesisht fokusohen që ta ndryshojnë trupin e tyre (rritja e gjoksit është një ndër më të zakonshmet), ndërsa në Kore shumica e femrave fokusohen në ndërhyrjet e fytyrës, si p.sh. ti rrisin sytë e tyre, ti zvogëlojnë kockat e faqeve dhe ti ndreqin linjat e mjekrës, si dhe ti rritin hundët e tyre dhe ti bëjnë më të ngushta.”

A 22-year-old hides away in a hotel after her surgery. It offers an insight into a society where women are heavily criticised for their appearance but also for obvious signs of cosmetic workA 23-year-old woman is one of ten South Korean women captured in photographer Ji Yeo's Beauty Recovery Room series

“Në Amerikë, të dukesh ‘seksi’ është diçka shumë me rëndësi, ndërsa në Kore më shumë i kushtohet vëmendje atyre vajzave të cilat kanë pamje femërore si të fëmijëve.”

‘Kjo është diferenca e cila më shqetëson mua, pavarësisht gjeografisë apo tipit të trupit, femrat janë të gatshme të shpenzojnë me mijëra dollarë, si dhe të përjetojnë prerje ekstreme, mavijosje etj, vetëm që të arrijnë të ashtuquajturën bukuri.”

‘Sigurisht që është rreth lëkurës dhe peshës, strukturës së eshtrave, por mbi të gjitha është edhe sesa janë në gjendje femrat që të sakrifikojnë vetëm që të arrijnë perfeksionin.”

“Unë jam e interesuar në mbetjet vizuale të asaj sakrifice, dhe jam e interesuar të eksploroj ndryshimet mes kulturave si dhe ngjashmëritë që arrihen gjatë procesit.”

Në vitin 2010, Ji Yeo ishte veshur në një fustan me ngjyrë të trupit, dhe kishte qëndruar në një dyqan të Brooklyn, New York, ku e kishte të veshur edhe një shenjë në të cilën shkruhej: “Unë dua të jem perfekte. Shkruani në mua. Ku duhet të bëjë intervenim kirurgjik?”. /lajmi.net

In 2010, Ji Yeo stood in a market in Brooklyn, New York, wearing a sign that read: 'I want to be perfect. Draw on me. Where should I get plastic surgery?'

Ji Yeo was dressed in a skin-coloured leotard for the experiment

A 23-year-old woman resting after undergoing cosmetic surgery. Ji Yeo says in Korea 'enduring general anaesthetic, cuts, bruises, and often intense scarring all for the sake of vanity is no longer considered risky or extravagant behaviour; quite the reverse, it has become commonplace'

A 25-year-old is one of many South Korean women undergoing cosmetic surgery to look more WesternA 34-year-old woman after cosmetic surgery to her nose and chin. Whereas sexiness is highly emphasized in America, in Korea, notions of childlike femininity and innocence reign supreme