Kështu e votuan gjakovarët Albin Kurtin

Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Lajme

09/10/2019 13:19

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila arriti që në nivel vendi të marrë 203 mijë e 52 vota apo 25.49 për qind, shkruan lajmi.net.

Por Lëvizja Vetëvendosje është fituese edhe në qytetin e Gjakovës.

Lexo edhe: 

Lista e më të votuarve të VV-së në Gjakovë

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje në këtë komunë ka fituar 12 mijë e 533 vota apo 30.86 për qind të votave.

Mirëpo në listën e publikuar për kandidatët e këtij subjekti në Gjakovë, është Albin Kurti ai i cili ka marrë më së shumti vota.

Kurti në Gjakovë ka marrë 9 mijë e 430 vota dhe është më i votuari i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë. /Lajmi.net/