Kështu e uron personin e zemrës Argjentina Ramosaj

Sot ka festë në familjen e këngëtares, Argjentina Ramosaj.

ShowBiz

05/12/2018 16:49

Kjo ngase bashkëshorti i saj, Dukagjini feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar as urimi i personit të zemrës, shkruan lajmi.net.

“Urime ditëlindjen për burrin më të mirë dhe babain më të mirë në botë, të duam shumë”, janë fjalët e saj bashkangjitur imazhit.

Argjentina prej vitesh është e martuar me Dukagjinin të cilët tashmë janë prindër të një djali të quajtur, Noah.

Nga ana tjetër, Ramosaj pëlqehet mjaft shumë për stilin e veçantë të saj. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrAeB6VBGa8/