Kështu duken djemtë pasi u nxorën nga shpella

Janë publikuar fotot e para nga spitali ku po qëndrojnë djemtë tajlandezë pas shpëtimit dramatik që përfundoi gjatë ditës së djeshme.

Bota

11/07/2018 16:09

Fotot u paraqitën bashkë me detaje tjera të një përpjekjeje enorme e shumë komplekse për t’i shpëtuar ata të gjallë.

BBC raporton se djemtë ishin shumë të qetë e të përmbajtur pasi iu kishin dhënë droga të ndryshme për t’i parandaluar nga paniku në korridoret e errëta e të ngushta të shpellës.

Vlen të theksohet se ka pasur raportime mjaft çorientuese për atë se sa shumë nga këto droga kishin marrë këta të rinj. Ndërsa kryeministri tajlandez mohoi raportimet që ata ishin droguar, duke thënë që atyre iu kishin dhënë vetëm medikacion anti-ankth që gjenden mes ushtarëve.