Kështu dukej para 14 viteve Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj konsiderohet të jetë njëra prej femrave më të bukura shqiptare.

ShowBiz

29/03/2019 10:41

Në vitin 2003,  Agnesa Vuthaj ka fituar konkursin e bukurisë duke u zgjedhur “Miss Kosova” e një vit më vonë edhe “Miss Shqipëria”, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, bukuroshja jonë duket se ka hapur arkivat teksa sjell një imazh të saj të realizuar në vitin 2005.

“Miss Universe 2005, Tajlandë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Theksojmë se, Agnesa tash e sa vite nxjerr në shitje çanta të dorës për femra gjersa me sukses ka arritur edhe në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht në New York. /Lajmi.net/