Kështu do të jetë moti për Ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të na shoqërojnë gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës.

Lajme

16/02/2018 22:40

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull e cila do të jetë afatshkurtër, ndërsa të dielën do të kemi mot kryesisht të  vranët dhe pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.