Kështu arrestohet një hajdut në SHBA (FOTO)

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një hajdut është arrestuar duke e ndaluar me litar. Zakonisht me litar kapen kafshët e mëdha, por ja që në SHBA ndalojnë edhe hajdutin.

Bota

12/06/2016 09:30

Sipas mediave vendase, Victorino Arellano-Sanchez u arrestua nga policia kishte vjedhur një biçikletë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Oregon.

22-vjeçari u ndalua me një litar nga një kauboi, i cili po udhëtonte me një kalë. I riu është dënuar me 3 mijë dollarë me kushtet për kundërvajtje.

Personi që bëri të mundur arrestimin e Victorio-s është shprehur: “Unë e pashë djalin teksa përpiqej të largohej me shpejtësi me një biçikletë. Nuk mundja ta ndiqja në këmbë, pasi duhej të lëvizja më shpejt”.

Ndërsa një oficer policie, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes është shprehur se “kurrë nuk kishte parë një rast të tillë”.