Këshilltarja e Mitrovicës kërkon përfaqësim prej 50 për qind të grave

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, priti sot një delegacion të këshilltarëve të Asamblesë Komunale të Mitrovicës, të cilët po qëndrojnë për një vizitë në qytetin e Elbasanit, në kuadër të shkëmbimit të përvojave me kolegët e tyre në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.

Lajme

07/04/2015 21:02

Pasi i njohu me qytetin dhe historinë e tij, Sejdini vuri në dukje një nga ndryshimet e rëndësishme për përfaqësimin e gruas 50 % në këshillat bashkiakë.

Organizatorja e këtij takimi, Vetone Veliu, drejtoreshë e Grupit të Grave në Komunën e Mitrovicës, u shpreh se eksperiencat e Bashkisë së Elbasanit kishin bërë që ajo të zgjidhte këtë qytet për të mësuar më shumë. Sipas saj, “Buxhetimi Gjinor”, një projekt i zbatuar nga Bashkia e Elbasanit, është një mundësi shumë e mirë që mund të zbatohet edhe në Komunën e Mitrovicës. Gjithashtu, Veliu tha se përfaqësimi i grave në masën 50% në këshillat bashkiakë do të ishte mirë të zbatohej edhe në Kosovë. /atsh/