Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes me deklarim skandaloz: Kosovë-Serbi 1-1, Fatoni do të kthehet në Kosovë pa asnjë therr në këmbë

Vrasja e policit serb dje në Loznicë dhe plagosja e një tjetri padyshim se do të përdoret politikisht nga Serbia. Të njëjti veçse kanë filluar që dje “fushatën dezinformuese kinse për një sulm të mundshëm terrorist”. Ata kanë shkuar edhe më larg duke u munduar që rastin e djeshëm ta lidhin me atë çfarë ndodhi…

Lajme

19/07/2024 09:30

Vrasja e policit serb dje në Loznicë dhe plagosja e një tjetri padyshim se do të përdoret politikisht nga Serbia.

Të njëjti veçse kanë filluar që dje “fushatën dezinformuese kinse për një sulm të mundshëm terrorist”.

Ata kanë shkuar edhe më larg duke u munduar që rastin e djeshëm ta lidhin me atë çfarë ndodhi në Banjskë.

Por dikush nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ka vendosur që të flasë pak më tepër se të tjerët.

Është pikërisht këshilltari i njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend, atë të Mbrojtjes që sic duket nisi të “zë bastore” me situatën e krijuar në Serbi.

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes, Rabit Konjufca tha se situate e djeshme në mes Kosovës dhe Serbisë është 1 me 1.

Duke shkuar edhe më tej ai nxiti konspiracione kinse Faton Hajrizi i dyshuar për vrasjen e policit serb do të kthehet në Kosova pa asnjë therrë në këmbë.

“Pastaj do të filloj gara e kushtëzimit të ekstradimit të Radojiciqt në Kosovë me ekstradimin e Fatonit në Serbi”.

Ai madje tha se kjo është prognoza e tij pa bastore.

Një zyrtar kaq i lartë siç është këshilltari i ministrit Ejup Maqedonsië sic duket deklaratat i ka mjaftë të pamatura.

Një deklarim i tillë në lidhje me situatën e krijuar dje jo vetëm që s’i ndihmon aspak situatës, por e bën atë më konfuze dhe më të rënduar për Kosovën në rrafshin politik e institucional.

Ndryshe Faton Hajrizi vazhdon të jetë në kërkim që nga arratisja et ij nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik. Pas ngjarjes së djeshme ku në vendin e ngjarjes ku u vra polici serb autoritetet serbe thanë se gjetën dokumentet e Artan Hajrizit (vëllait të Fatonit), ai vazhdon të kërkohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Artan Hajrizi në një deklarim për lajmi.net tha se dokumentet e tij ishin vjedhur nga vëllai dhe se ai kishte shëtitur nëpër Evropë.

Madje ai tha se i ka kërkuar të dorëzohet, por se ky i fundit nuk e dëgjoi./Lajmi.net/

https://mod.rks-gov.net/Personel/7