Këshilltari i Kurtit: Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës
Këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar për ndalimin e qytetarëve kosovarë në kufirin Serbi-Kroaci. Ai e qujati Vuçiqin “Putini i vogël”, pasi që Kosova mori votat në Strasburg për anëtarësim në KiE. Zulfaj më tej, reagoi se qytetarët e Kosovës po malltretohen dhe arrestohen në pikën…
Lajme
Këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar për ndalimin e qytetarëve kosovarë në kufirin Serbi-Kroaci.
Ai e qujati Vuçiqin “Putini i vogël”, pasi që Kosova mori votat në Strasburg për anëtarësim në KiE.
Zulfaj më tej, reagoi se qytetarët e Kosovës po malltretohen dhe arrestohen në pikën kufitare.
“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.
Little Putin in Belgrade cannot handle Kosova’s success. After yesterday’s successful vote at PACE he has launched massive arrests at border crossings, detaining hundreds of Kosova citizens, including the deputy director of the Kosova Police, Dejan Janković (who is from the Serb…
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) April 17, 2024