Këshilltari i Haradinajt: Mocioni i opozitës s’ka arsyetim

Halil Matoshi, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk ka justifikim për një mocion eventual për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Lajme

23/05/2019 18:14

Ai ka folur të enjten në Radio Televizionin e Kosovës.

“S’kemi kohë për frikë, qeveria Haradinaj është në detyrë, në kulmin e aktivitetit, jemi të përqëndruar për takimin me kancelaren Merkel.  Sa u përket mocioneve, janë legjitime në demokraci. Por si të justifkohet një mocion i tillë, kur opozita nuk e ka asnjë alternativë dhe asnjë adut pse duhet të rrëzohet Haradinaj?”, ka thënë Matoshi.

Matoshi është shprehur se ndoshta opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij një gjë e tillë është çështje e tyre.