Këshilltari i “fortë” i Kurtit: Duhet të ketë sundim të ligjit në veri

Këshilltari i kryeministrit të Republikës, Jeton Zulfaj, ka komentuar zhvillimet e ditës, gjegjësisht kërkesat e ndërkombëtarëve karshi kryeministrit Kurti. Ai ka thënë se qeveria është tejet e angazhuar që të depërshkallëzohet situata me takime e dialog, përcjell lajmi.net. Megjithatë, në anën tjetër, “ishi” i Nismës Socialdemokrate pohoi se është i kuptueshëm fakti që duhet tërheqje…

Lajme

06/06/2023 22:30

Këshilltari i kryeministrit të Republikës, Jeton Zulfaj, ka komentuar zhvillimet e ditës, gjegjësisht kërkesat e ndërkombëtarëve karshi kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se qeveria është tejet e angazhuar që të depërshkallëzohet situata me takime e dialog, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, në anën tjetër, “ishi” i Nismës Socialdemokrate pohoi se është i kuptueshëm fakti që duhet tërheqje të një numri të policisë nga veri për qetësim situate, ama në atë pjesë të vendit, duhet të ketë edhe sundim të ligjit.

“Ne jemi shumë të angazhuar dhe po punojmë me mirëbesim që të depërshkallëzohet situata. Sa më shumë takime dhe dialog të intensifikum, por është evidente që së pari duhet të ndalen sulmet në mënyrë që prezenca dhe analiza e sigurisë të jetë e tillë që të lejojë prezencë më të pakët të policisë. Mirëpo në anën tjetër duhet të ketë sundim të ligjit”, ka thënë Zulfaj në Tëvë1.