Këshilltari i Erdogan-it shqelmon familjarin e një minatori të vdekur

Fotografia ku shihet këshilltari i Kryeministrit Erdogan duke goditur me shqelma një protestues, i cili besohet të jetë familjar i një minatori të vdekur në minierën e qymyrit në qytetin Soma, ka zemëruar popullatën. Gjatë protestave, Erdogan është quajtur “vrasës” dhe “hajn”.

Bota

15/05/2014 17:31

Një imazh tronditës është shfaqur duke treguar momentin kur një këshilltar i Kryeministrit turk, Yusuf Yerkel ka goditur një protestues gjatë protestave anti-qeveritare që po mbahen, pas tragjedisë në minierën e qymyrit e cila la të vdekur më shumë se 282 minatorë.

Mediat turke kanë shfaqur një fotografi e cila ishte shkrepur në Soma, qyteti ku miniera e qymyrit kolapsoi pas në shpërthimi të martën.

Dëshmitarët kanë thënë se personi i cili qe rahur nga policia dhe nga këshilltari i Kryeministrit, në fakt është njëri prej familjarëve të një minatori të vdekur, por kjo gjë akoma nuk është konfirmuar, raporton The Independent.

Këto fotografi kanë shkaktuar një zemërim të madh tek popullata, pasi që ajo u shpërnda shumë shpejt në mediat sociale, dhe mediat në Turqi e kanë paraqitur atë në faqe të parë, me mbishkrimin se si një ndihmës i Ergogan-it po shqelmonte një protestues.

Protestuesit kanë mbushur rrugët e Truqisë pas tragjedisë së minierës. Ata thërrisnin “vrasës” dhe “hajn” Erdoganin.