Këshilli për trashëgimi kulturore tre vjet pa bord

Komisioni parlamentar për mbikëqyrje të financave publike ka miratuar në parim projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë komision pasi kishte vërejte të draftin e projektligjit, u vendos të formohet një grup punues për të cilin do të ndryshojnë këtë projektligj.

Lajme

29/09/2015 17:24

Po ashtu, në këtë komision raportuan edhe anëtarët e Këshillit Kosovarë për Trashëgimin Kulturore, ku nga përfaqësuesja e këtij institucioni u tha se ky institucion për tre vite ka vepruar pa bord e për këtë tha se e la jetim kuvendi.

Xhajlane Hoxha, udhëheqëse ekzekutive e Këshillit Kosovarë për Trashëgimin Kulturore tregoi vështirësitë që u ballafaquan gjatë këtyre tri viteve pa bord.

“Tre vitet të kaluara Kuvendi i Kosovës më ka lënë jetim. Pa shtatë anëtarë të bordit dhe në rrethana të jashtëzakonshme jam mundu që aq sa unë kam pasur mundësi në suaza të kontrollit tim të jap kontributin për avancimin në trashëgimin kulturore dhe të shpenzohet buxheti, përveç mënyrës racionale të shpenzohet edhe mbi parime të pacaktuara me ligj. Të gjitha këto vështirësi nuk kanë qenë të lehta për fa ktin se ne jemi vetëm shtat nëpunës, nuk kemi fusha të trashëgimisë kulturore, punohet me kuadër deficitarë, megjithatë nuk po ankohem. Jemi vetëm 7 dhe duhet të jemi 21, kemi vepruar me kapacitete të 1/3 të punëtorëve, prandaj detyrimisht pozitat shtesë mbulohen prej punëtorëve që nuk e kanë atë pozitë. Tre pozita tjera që kërkohen me ligj mbulohen prej një nëpunësi me një pozitë, me një kontratë”, ka thënë ai.

Sinavere Rysha, anëtare e komisionit tha se të shikohet mundësia e kompensimit me punë shtesë.

“Kisha dashur të dijë për kompensimin për punë shtesë edhe pse me ligjin për menaxhimin financave zakonisht bëhet kompensime nëse punon ditë shtesë ose orë shtesë duhet të merr ditë pushim por jo edhe të kompensohet materialisht në bazë të cilit vendim e keni bërë këtë kompensim dhe a e keni shiku mundësin e angazhimit të stafit të ri”, tha Rysha.

Ndërsa, Hoxha është përgjigjur duke thënë se limitet buxhetore kanë pamundësuar punësimin e stafit.

“Problemi është se kur e kanë krijuar Këshillin e Kosovës për Trashëgimisë Kulturore e kanë miratuar një rregullore në vitin 2009, Kuvendi i Kosovës dhe 7 anëtarë të këshillit . Bazuar në atë rregullore kam vendosur fillimisht të rekrutoj një personale prej nëntë nëpunësve, ndërsa në rregullore kanë paraparë 14…limitet buxhetore nuk e kanë lejuar rritjen e stafit përkundër kërkesave për rritje“, tha Hoxha.

Ali Sadriu, anëtar i komisionit tha se është i shqetësuar me atë çka dëgjoi nga zonja Hoxha.

“Ne kemi dy raportin e auditorit dhe të cilin e prezantoi zonja. Unë nuk e di si ka ardhur te kjo…Në anën tjetër zonja i ngriti disa që për mua janë shumë shqetësime .Ngriti problemin e pagesës jashtë orarit ato rregullore të cilat nuk janë në harmoni me ligjin për menaxhimin e financave publike ato nuk vlejnë… Prandaj u ngritën disa çështje që në raport nuk figurojnë për mua është befasuese kjo. Do të doja sqarime për këto që i ngriti zonja dhe nuk i kemi ne.“, tha Sadriu.

Bujar Bajraktari nga auditori i përgjithshëm ka dhënë përgjigje në pyetjet e Sadriut.

“Sa i përket pyetjes se me çka rregullohet kompensimi i shërbyesve civil ai rregullohet me dy ligje bazike …Sa i përket çështjes së auditimit nuk ka qenë çështja parregullsi rreth dhënies së kompensimit por çështja ka qenë se nuk është evident si duhet  puna që është kryer për çka dhe është paguar kompensimi shtesë. Për neve ka qenë kjo si çështje “, tha ai.

Në komision po ashtu ishte paraparë por munguan përfaqësuesit të cilët kishin për të raportuar pasqyrat financiare për vitin 2014. Ata të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare dhe përfaqësuesit e hekurudhave ./Kp