Këshilli i Sigurisë i Turqisë: Do të luftojmë të gjitha grupet terroriste me vendosmëri

Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Republikës së Turqisë ka deklaruar se vendi do të vazhdoj të luftoj të gjitha grupet terroriste me vendosmëri të palëkundër.

Bota

20/03/2019 22:22

Këshilli turk i sigurisë po ashtu ka “dënuar ashpër” sulmin terrorist në Zelandën e re dhe vrasjen e “njerëzve të pafajshëm për besimet e tyre”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Injorimi i islamofobisë mund të krijoj terren për sulme terroriste të ngjashme dhe sulmet terroriste në Zelandë të Re përmbajnë urrejtje kundër Turqisë”, ka theksuar këshilli turk i sigurisë.

Duke iu referuar zhvillimeve në Siri, këshilli ka theksuar se “migrimi nuk mund të ndalet pa u pastruar grupet terroriste nga qyteti sirian Manbixh dhe nga lindja e Eufratit për të siguruar stabilitetin”.