Këshilli i Jashtëm i PE-së, miraton rezolutën për Kosovën

Këshillimi i jashtëm i Parlamentit Evropian (PE) ka votuar sot projekt-rezolutën për Kosovën përmes së cilës përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së më BE-në, bisedimet në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS).

Lajme

28/01/2016 16:44

Në amendamentet përfundimtare të përfshira në këtë projekt-rezolutë, PE i cili morri 37 vota për, 12 kundër  dhe 9 abstenime, paraqiten edhe një sërë kritikash për qeverisjen në Kosovë.

Shprehët brenga për mungesë të përparimin në luftën kundër korrupsioni në nivel të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe mungesë e rezultateve në fushën e prokurorisë.

Ky këshill i PE kërkon nga qeveria në Kosovë “një qasje gjithëpërfshirësve strategjike në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet një pengesë e rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt një zhvillimi demokratik, social dhe ekonomik”, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu është kërkuar që qeveria dhe opozita t’i zgjidhin problemet me anë të dialogut, duke gjykuar çdo lloj dhune, “përfshirë edhe përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend”.

Në dokument, përmendet edhe kërkesa për pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovës, që ta bëjnë atë.

Thuhet se ka pasur arritje të mëdha në fushën e legjislacionit, ku janë votuar një sërë ligje, por është kritikuar ndikimi politik në fushën e gjyqësorit.

Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek në këtë rezolutë ka futur formulimin ku thuhet se “Parlamenti Evropian merr parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për hapat e përkohshëm të cilët vonojnë zbatimin e cilitdo akt ligjor për formimin e AKS-së”.

Në këtë rezolutë gjithashtu përmendet ruajtja e objekteve të kultit dhe fesë, sidomos të kishave ortodokse. Gjithashtu përmendet edhe kërkesa për kthimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova.

Lunacek në një amendament kërkon nga “Parlamenti Evropian të kërkoj falje për vizitën e gjeneralit të ushtrisë serbe në Kosovë, Lubisha Dikoviq në Kosovë, person ky i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë”./lajmi.net