Këshilli i Evropës flet për MSA-në në shkurt (Video)

Këshilli i Evropës pritet të japë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit më 11 shkurt. Paraprakisht MSA është ratifikuar në Parlamentin Evropian më 21 janar me 486 vota pro, 102 prej tyre ishin kundër ndërsa 81 abstenuan.

Lajme

31/01/2016 19:53

Maja Kociançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian ka thënë për Tribuna Channel përmes postës elektronike se marrëveshja e parë kontarktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të jetë në Këshill në gjysmën e parë të muajit shkurt pa specifikuar një datë se kur.

Por bazuar në agjendën e Këshillit, takimi i radhës do të mbahet më 11 shkurt, edhe pse nuk është publikuar agjenda e takimit.

Edhe komisionari për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Hahn, gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës të mërkurën, ka paralajmëruar se Këshilli shumë shpejt do të shqyrtojë MSA-në.

YouTube player