Këshilli i BE-së merr vendim- U heq vizat serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë

Këshilli Evropian ka marrë vendim që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës, të cilët mbajnë pasaporta të Serbisë të cilat lëshohen në kuadër të Drejtorisë Koordinuese të shtetit serb. Lajmi për këtë është bërë i ditur në mediat serbe, por edhe përmes një komunikate për media nga Këshilli Evropian. “Këshilli vendos heqjen e vizave për…

Lajme

22/07/2024 11:25

Këshilli Evropian ka marrë vendim që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës, të cilët mbajnë pasaporta të Serbisë të cilat lëshohen në kuadër të Drejtorisë Koordinuese të shtetit serb.

Lajmi për këtë është bërë i ditur në mediat serbe, por edhe përmes një komunikate për media nga Këshilli Evropian.

“Këshilli vendos heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe. Miratimi i sotëm nga Këshilli përfundon procesin legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe më 6 mars, Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian ka caktuar eurodeputetin slloven, Matjaz Nemec, si raportues për largimin e regjimit të vizave për serbët e Kosovës të cilët posedojnë pasaporta ilegale të lëshuara nga Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton lajmi.net

Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se Komisioni Evropian nuk e ka konsultuar dhe informuar në lidhje me propozimin për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë të cilët jetojnë në Kosovë.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e kishte konsideruar këtë si shkelje të papranueshme të sovranitetit, derisa kishte bërë thirrje nga Bashkimi Evropian që pasaportat serbe t’i trajtojë si të paligjshme./Lajmi.net/