Këshillat e vlefshme për jetën që Arbër Hajdari i dha mbrëmë Beatrix Ramosajt
Banorja e "Big Brother VIP" u eliminua mbrëmë.

ShowBiz
Ndërsa doli në skenën e spektaklit, eksperienca e këngëtares brenda shtëpisë u komentua edhe nga opinionistët, shkruan lajmi.net.
Krahas Balina Bodinakut, një mendim e shprehu edhe Arbër Hajdari i cili u mundua edhe ta këshillonte këngëtaren.
“Shyqyr që dole dhe këtë që po e them do e argumentojë tani. Po them shyqyr se që nga hyrja në shtëpi ke qenë vazhdimisht në siklet”, nisi opinionisti mendimin e tij.”Dhe duke pasur frikën se si do të shohin njerëzit jashtë të humbi freskia, të humbi gjallëria brenda shtëpisë. Nuk e kam kuptuar kurrë, madje as në këto momente që erdhe në studio që më dukesh si pulë e lagur pse rri kështu, ti nuk ke vrarë njeri. Nuk ke dal as nga burgu dhe nuk po shkon as në burg. Së pari unë i kam përgëzuar të gjithë ata që kanë bërë sakrificën për të hyrë në “Big Brother”, për mua unë e shoh si sakrificë. Së dyti, ti nuk ke vrarë njeri dhe kam parë se gjatë gjithë kohës të rri mendja dhe dukesh si në faj dhe ndoshta kjo të pengojë për të luajtur lojën tënde në “Big Brother”. Të kam parë një njeri real, të kam parë një njeri që nuk pate frikë për të treguar ndjenjat e tua. Nuk e di pse je merakosur se çka kanë menduar jashtë, unë një gjë të siguroj se çka do që ke bërë apo ne të bëjmë gjërat në një mendje kurrë nuk do t’i bëjmë. E rendësishme është që ne mos të harrojmë të jetojmë Trixa sepse jeta është e jona, njerëzit që na mbajnë emrin në gojë kjo zgjat dy tre minuta ama nëse ne do meremi me ta ne do harrojmë të jetojmë jetën tonë. Prandaj, them që forca dhe kurajo, unë dua të vlerësojë faktin se ke qenë një njeri që nuk je marr me thashetheme në shtëpi, njeri që nuk ke krijuar konflikte në shtëpi, ke marrë vendimet e tua qofshin këto të drejta apo të gabuara, këtë gjë do ta vlerësojë koha. Mendoj se ke qenë e sinqertë, ndoshta për disa gjëra më shumë se që duhet, por forca kurajo sepse unë nuk mendoi që një njeri mundet ta gjykojë kaq shumë veten se çfarë mendojnë të tjerët për të. Jeta është e bukur Trixa, jeta është shumë e bukur dmth mos e mbush veten tënde me energji negative ti sa ke fillu jetën. Trixa jeto jetën tënde mos e harro këtë”, ishin fjalët e Arbër Hajdarit për Beatrix Ramosaj.
Ndiq videon nga minuta e 1:25:53./Lajmi.net/
