Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Këshilla të domosdoshme për gratë shtatzëna gjatë pandemisë së COVID-19

20:33 | 9 Prill 2020

Ilustrim

Në Kosovë deri më tani numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 224 mirëpo, fatmirësisht në mesin e tyre nuk është asnjë grua shtatzënë.

Gjatë kohës së pandemisë së COVID-19, më së shumti janë të shqetësuara gratë shtatzëna se mos ato dhe fryti i tyre mund të preken nga koronavirusi.

Mirëpo, doktor Memli Morina, obstetër-gjinekolog, thotë për lajmi.net, se gratë shtatzëna dhe fryti i tyre nuk janë të rrezikuara nga ky virus.

Sipas tij, shtatzënat duhet të ndjekin po të njëjtat këshilla që janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe se nuk ka nevojë për ndonjë kujdes më të veçantë.

Por, doktor Morina thotë se gratë shtatzëna nuk duhet në asnjë mënyrë t’i evitojnë kontrollet e tyre.

“Për të shkuar një shtatzëni mbarë e mirë, duhet të konfirmohet se gjendja e pacientes e shtatzënës dhe e frytit është në rregull dhe kjo nuk ka se si të bëhet përmes, nuk mund të bëhet ndryshe përveçse gjatë kontrollit. Kjo nuk mund të bëhet online, nuk mund të bëhet në komunikimeve virtual. Dhe dilema e tyre është se mos ndoshta kontakti, frekuentimi i ordinancave mjekësore në mos ndoshta është i rrezikshëm. Kjo mund të jetë e vërtetë por, ne në ordinancat tona i kemi bërë azhurnimet adekuate dhe kemi bërë veprimet adekuate që nënkupton që secila grua e cila vjen, e cila është shtatzënë i rekomandohet paraprakisht që të mos vije e shoqëruar, kjo këshillë është ndryshe nga përpara për shkak se përpara gjithmonë i kemi sugjeruar që të vijnë të shoqëruara nga bashkëshorti ose motra ose kushdo tjetër. Mirëpo tash iu themi që të vijnë krejtësisht vetëm në mënyrë që të ketë sa më pak grumbullime të njerëzve. E dyta, intervalet midis dy shtatzënave janë shumë të gjata që do të thotë, pacientja aktuale nuk takohet me pacienten paraprake dhe pacientja e ardhshme nuk e has pacienten aktuale. Dhe e fundit, do të thotë ato gjithmonë janë të pajisura me maska, doreza dhe me mjete dezinfektuese për doreza dhe duar. Desha të them se jo dilema se a duhet të bëhen kontrollet specialistike, unë e marrë si problem nëse shmangen vizitat specialistike për shkak se edhe në qoftë se ndodhë ndonjë komplikim atëherë është e pamundur që të vërehet dhe ky argumenti që ndoshta për shkak të virusit, mirëpo patjetër që duhet të kihet kujdes në mënyrë që të shmanget kontakti me njerëz të tjerë”, ka treguar doktor Morina për lajmi.net.

Mirëpo, ai ka thënë se gjatë kësaj kohe iu është rekomanduar grave shtatzëna që të mos shkojnë në spital nëse nuk kanë komplikime para se ato të kenë kohën e lindjes, pasi që sipas tij, gjatë procesit të lindjes asnjë grua nuk mund të jetë e rrezikuar të preket nga koronavirusi, por që qëndrimi i gjatë në spital dhe kontakti me njerëzit e tjerë mund të përbëjnë rrezik.

Morina ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast që një grua shtatzënë është prekur me koronavirus.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni intervistën me doktor Memli Morinën, obstetër-gjinekolog, në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/