Këshilla kur nuk mund të flini nga të nxehtit

Ka ditë që të nxehtit është rikthyer dhe ju nuk mund të flini nga kjo kohë.

Lifestyle

28/07/2015 20:32

Disa preferojnë që në dhomat e gjumit të fusin edhe klimatizues, por ekspertët nuk preferojnë këtë gjë.

Më poshtë po ua japim gjashtë këshilla që janë publikuar nga mediat e huaja të cilat tregojnë se si të flini pa klimatizues.

Edhe pse është e nevojshme të vendosesh një kondicioner, atëherë mjafton një ventilator me akull.

Vendosni një vasketë me akull para tij.

Akulli do të shkrihet dhe do të ndihmojë në freskimin e ajrit.

– Mund të përdorni një spray, ta mbushni me ujë, shpërndajeni në ajër dhe do të keni freski.

– Në shtëpi ku rreh dielli pjesën më të madhe të ditës duhet të mbyllni dritaret, para se të dilni nga shtëpia.

– Lani këmbët me ujë të ftohtë para se të flini.

– Evitoni ushqime që japin nxehtësi dhe mundohuni të hani sa me lehtë.

– Përdorni çarçafë të lehtë që nuk ju bezdisin dhe shmangin vapën.