Kerry përgëzon Shqipërinë për progresin, nuk flet për Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në Tiranë tha se SHBA-të kanë mike dhe partnere Shqipërinë.

Lajme

14/02/2016 12:03

Ai i thuri lavde kryeministrit shqiptar Edi Rama për mënyrën se si po udhëheq me vendin.

Në deklaratën për media, Kerry tha se Shqipëria dhe SHBA-të kanë interesa të përbashkëta.

“Është një kënaqësi që jam këtu sot. Jam thellësisht vlerësues për mikpritjen dhe të sinqertë në Tiranë dhe Shqipëri. Kjo është rrënja e një miqësia të madhe mes SHBA-së dhe Shqipërisë”.

“Ndodhem këtu sepse jemi miq, jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkët dhe kemi përshkuar një rrugëtim interesant të bashkëpunimit tonë. Marrëdhëniet tona janë me të vërtetë të shëndetshme dhe të ngrohta”, tha Kerry, transmeton lajmi.net.

Kerry në deklartyë foli për luftën kundër terrorizmit dhe tha se roli i Shqipërisë në këtë luftë është shumë i madh.

Ai u ndal në pjesën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, duke thënë se admiron punën që ka bërë Shqipëria.

Ai tha se shteti shqiptar është në rrugën e duhur.

“Shqipëria nuk është vetëm një mike, një vend i thjesht që ka treguar dashurinë për SHBA-në, ajo po ashtu është anëtare e NATO-s dhe kjo sjell përgjegjësi”.

“Gjatë takimit kemi pasur mundësi të shqyrtojmë progresin e Shqipërisë në mënyrë që të marrë të gjitha përgjegjësitë që dalin nga anëtarësia e saj në NATO”.

“Prova është absolutisht e qartë se Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur, ju jeni në rrugën e duhur. Jam i lumtur që keni përfaqësuar legjislacionin në luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje miratimi i legjislacionit që bën kalimin e kriminelëve në rrugën e gjyqësisë”.

“Jam i lumtur për paketën e formave në gjyqësi për përmirësimin e gjyqësorit. Dua të theksoj se kjo është diçka që udhëheqja juaj po punon fortë dhe janë të përkushtuar për qeverisje më llogaridhënëse. Ne jemi të gatshëm që ne jemi ju në këtë transformim dhe në këtë rrugë. Por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe t’i zbatojnë ato”, tha sekretari Kerry.

“Shqipëria ka bërë shumë përparim dhe është një punë e madhe sepse nuk është e lehtë të ndërtosh një demokraci por puna nuk përfundon kurrë”, tha Kerry, raporton lajmi.net.